Flash News

KRYESORE

Survejimi i familjes Basha, dy deputetët e PD në Policinë e Tiranës, ky është urdhëruesi

Survejimi i familjes Basha, dy deputetët e PD në Policinë e

Pas mbledhjes së paplanifikuar në selinë blu mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe krerët e grupit, dy deputetë të PD janë drejtuar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Sipas “News 24” në Polici janë drejtuar deputetët Enkeled Alibeaj dhe Flamur Noka, si reagimi i parë lidhur me lajmin se Basha dhe familja e tij po survejohen nga segmentet e policisë operacionale.

Më herët, dy deputetët mbajtën një takim edhe me nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe vetë kryedemokratin Basha.

Burimet bëjmë me dije se ky është akt i paligjshëm, pasi personalitetet nuk mbrohen nga policia, por nga garda.

Po ashtu, në një reagim të saj, PD e konsideron aktin e paligjshëm si një zbatim urdhri nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se opozita kohët e fundit ka publikuar një audio-përgjim si një denoncim ndaj vëllait të ministrit, Agron Xhafaj i cili akuzohet si i implikuar në trafikun e drogës, si dhe pas protestave nga të rinjt e FRPD para godinës së ministrit, të cilët kërkonin largimin e tij nga detyra.

 

 

 

Të fundit