Flash News

KRYESORE

Survejimi nga policia. Flet për herë të parë Basha: Nuk kam asnjë shqetësim për veten, problem degradimi i shtetit

Survejimi nga policia. Flet për herë të parë Basha: Nuk kam

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot për herë të parë për lajmin se është vendosur nën survejim nga Policia e Shtetit. Në intervistën për ‘Opinion’, Basha theksoi se kjo çështje nuk e shqetëson në aspektin personal, por shqetësues është degradimi i shtetit.

Kryeopozitari theksoi se detyra e policisë është luftojë krimin dhe jo të ndjekë atë dhe familjarët e tij.

“Drejtuesi e PD i kanë dhënë një paralajmërim të prerë drejtorit, nëse policia vazhdon të veprojë si një mall privat do të kenë pasoja ligjore. Mbrojtja ime bëhet nga Garda dhe jo nga policia. Çdo minutë e harxhuar për survejimin tim është para e harxhuar e taksapagueseve sepse policia paguhet për të luftuar krimin. Për mua nuk ka asnjë rëndësi. Shqetësim është se ku kanë përfunduar këta, ku ka degraduar shteti”, tha Basha.

Të fundit