Flash News

KRYESORE

"Syri i Kaltër, një mrekulli natyrore në zemër të Shqipërisë"

"Syri i Kaltër, një mrekulli natyrore në zemër të

Si Viagga.it, media italiane e njohur në fushën e udhëtimeve dhe turizmit, ka shkruar një artikull për një mrekulli të natyrës shqiptare, për Syrin e Kaltër.

“Një fenomen natyral që ende nuk ka gjetur një shpjegim të vërtetë, mund të shihet në mes të pyjeve pak kilometra nga Saranda, në Shqipëri. Syri i kaltër, e merr emrin sipas ngjyrës së burimit natyror.

Një fenomen që mund të shihet në Muzinë, një fshat në qarkun malor të Vlorës. Një vend shumë i njohur nga shqiptarët, por pothuajse i panjohur për turistët që çdo herë e më shumë vizitojnë vendin.

Rrjedhja e ujërave të lumenjve buron nga një thellësi prej më shumë se 50 metra. Ti mund të zhytesh deri në thellësi, por asnjë nuk ka arritur të shpjegojë fenomenin dhe asgjë që fshihet në fund të rrymës së ujit. Syri i kaltër është pjesa fillestare e burimit të lumit Bistricë, një lumë i gjatë 25 kilometra në jug të Sarandës.

Sipërfaqja e zonës është më e vogël se dy kilometra katrorë, prandaj duke qenë e tillë, për një turist të huaj është pothuajse e vështirë të gjendet, e fshehur në mes të pyllit.

Për të arritur atje, duhet ecur në një rrugë shumë të ngushtë për rreth 2 km. Nga Saranda mund të bëhet brenda ditës si udhëtim, madje ka edhe linja transporti me autobusë.  Ia vlen ta vizitoni këtë vend të paprekur, pasi është një ndër pikat më hipnotizuese të Shqipërisë", shkruhet në artikull.

Të fundit