Flash News

KRYESORE

Sytë nga Meta, nëse Presidenti nuk e dekreton ligjin, teatri ‘shpëton’ të paktën deri në shtator

Sytë nga Meta, nëse Presidenti nuk e dekreton ligjin, teatri

Të hënën Kuvendi do të mblidhet në seancën e fundit plenare për këtë sesion për të rinisur sërish në shtator. Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar edhe rendi i ditës të seancës së 23 korrikut.

Në seancën e fundit, janë përfshirë në rendin e ditës edhe miratimi i dy projektligjeve, miratimi i të cilave kërkon 84 vota. Bëhet fjalë për Kodin e ri Rrugor dhe ligji për Magjistraturën.

Por mbyllja e sesionit parlamentar vjen në një kohë që presidenti nuk është shprehur ende sa i takon ligjit për teatrin. Nëse kreu i shtetit nuk do ta dekretojë ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, atëherë mazhoranca mund ta miratojë sërish atë por vetëm në muajin shtator. Çka do të thotë se të paktën, deri në shtator, teatri nuk mund të shembet siç e parashikon ligji.

Por edhe nëse kreu i shtetit shprehet për ligjin edhe para të hënës, nëse nuk do e dekretojë, mazhoranca nuk ka sërish kohë për ta miratuar ligjin pasi fillimisht duhet të kalojë në disa prej komisioneve parlamentare para se të hidhet për votim, por këta të fundit e kanë mbyllur aktivitetin për këtë sesion.

Por nëse Presidenti vendos ta dekretojë ligjin, kjo i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ende pa mbaruar vera.

Të fundit