Flash News

KRYESORE

"Ta deklarojë hapur se do votojë për PS-në, ndryshe tregoja se ku fluturon", Pjerin Ndreu në përgjimet e BILD

"Ta deklarojë hapur se do votojë për PS-në, ndryshe

Në përgjimet e reja të publikuara  nga BILD, është biseda e ish-deputetit socialist Pjerin Ndreu,  aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës me drejtorin e Drejtorisë Arsimore Dibër, Drini Gjeçi.

Ndreu i kërkon këtij të fundit që të marrë drejtorin e shkollës së Reçit dhe të deklarojë votën, ose në të kundërt do të fluturojë nga puna.

Përgjimi i Pjerin Ndreut me drejtorin e DAR

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjesi

Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi

Pjerini: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini: Po Pjerin, si ja kalove?

Ndreu: A je mirë, si ja çon?

Gjeçi: Mirë jam mirë

Ndreu: Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Ti thuaj shkollës të deklarojë votën hapur, se ata sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të këndshme. Deklaro voton hapur atje, se ndryshe ditën e hënë tregoja se ku fluturon.

Gjeçi: Reshat Elezaj?

Ndreu: Po

Gjeçi: Flas unë tani me të.

Ndreu: Tregoji se ku fluturon të hënën. Ta deklarojë hapur se do votojë për PS-në, ose të gjejë një vend ku të fshihet.

Gjeçi: Rri pa merak, se e mbuloj unë këtë punë

https://www.youtube.com/watch?v=8tgsSZ3kn1c

Të fundit