Flash News

KRYESORE

“Ta jap unë përgjigjen!”, Rama 'thumbon' gazetaren e re: Ke të njëjtin nivel të kuptimit të ekonomisë, sikurse një piktor i vjetër si unë

“Ta jap unë përgjigjen!”, Rama 'thumbon'

Tashmë është bërë e udhës që në çdo event të marrë pjesë, kryeministri Edi Rama të shkëmbej batuta, apo edhe të përdor ironi ndaj palëve të tjera prezente.

E kjo nuk ka munguar as në takimin e sotëm me gazetarët, ku kreu i ekzekutivit së bashku me Ministren e Financave, Anila Denaj, dhe Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ishin mbledhur për të dhënë disa shpjegime përsa i përket eurobondit 650 milion euro që Shqipëria pritet të marrë në tregjet ndërkombëtare.

I pyetur se për çfarë do të përdoret konkretisht eurobondi, Rama ka zgjedhur të ironizojë një nga gazetarët, pjesë e takimit.

“Një gazetare kaq e re ekonomie dhe një piktor kaq i vjetër sa unë kanë të njëjtin nivel të kuptimit të ekonomisë mesa po kuptoj, kështu që mund t’ja lejoj vetes ta jap unë përgjigjen”, ironizon Rama.

Më tej kryeministri shpjegoi se eurobondi nuk është një borxh dedikuar një projekti të caktuar, por që do të shërbejë si bazë e fortë për të financuar disa operacione. Sipas Ramaës, një vlerë e tillë, prej 650 milion eurosh, është e mundur të merret fal kredibilitetit që ka fituar qeveria.

Gazetarja: Ju në fakt, pak më parë, së bashku me ministrin Ahmetaj përmendët pak më parë në lidhje me eurobondin i cili do të përdoret në planin e rimëkëmbjes, por gjithashtu përmendët edhe disa fusha të tjera nga zoti Ahmetaj. Konkretisht ku do përdoret eurobondi? Në fushën e infrastrukturës, pagave sikurse përmendi Ahmetaj pak më parë, në rrugë të reja? Rritjen e pensioneve? Të pagave? A mund të na thoni diçka më tepër? Apo do të përdoret sikurse tha Denaj në shlyerjen e borxhit të vjetër?

Rama: Një gazetare kaq e re ekonomie dhe një piktor kaq i vjetër sa unë kanë të njëjtin nivel të kuptimit të ekonomisë mesapo kuptoj, kështu që mund tja lejoj vetes ta jap unë përgjigjen. Eurobondi nuk është një borxh i dedikuar për një projekt. Pra nuk kemi shkuar në një bank me një projekt dhe të themi që kemi këtë projektin na jepni borxh. Eurobondi është një investim i tregjeve të kapitaleve në vendin tonë dhe bazuar në këtë ne falë rezultatit kemi fituar kredibilitet, kemi fituar një bazë shumë të fortë për të çuar planin para. Plani do ti ketë të gjitha ato që ju thatë dhe asnjë nga ato nuk do të jenë të përjashtuara. Por nuk është eurobondi që i financon në mënyrë të drejtpërdrejtë rindërtimin apo shkollat, apo spitalet. Eurobondi është baza e financimit të vetë Shqipërisë, pra financon operacionet e financimit.

Gazetarja: Një pyetje të fundit meqënse ne gazetarët e ekonomisë nuk vij,më shpesh në takime me ju...

Rama: Ehhh ne piktorët e kemi këtë të keqe që dalim shpesh nëpër takime. Po!

Gazetarja: Amnistia fiskale.. keni marrë dakordësinë e Manivalit në lidhje me këtë draft...

Rama: Kemi diskutuar. I kemi bërë diskutimet formale, por procedura e kërkon që ne të vazhdojmë edhe ata më pas të bëjnë oponencat e tyre. Jemi në kontakt, por nuk është se kemi një dakordësi finale përparra se drafti të shkojë në procedurë. Pra ata ndjekin të gjithë procedurën dhe ndihmojnë me opinionet e tyre të përgjithshme, por vrejtje specifike... Me një draft të caktuar ata ndërhyjnë kur drafti është publik dhe shkon në procedurë. Eshtë një marrëdhënie institucionale korrekte”, ka përfunduar Rama.

Të fundit