Flash News

KRYESORE

“Ta jep dorën si copë mishi”, si e lexon Nard Ndoka gjuhën e trupin te Rama dhe Meta

“Ta jep dorën si copë mishi”, si e lexon Nard Ndoka

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka pranon se e njeh mirë gjuhën e trupit tek të tjerët.

Në rubrikën ‘Një ditë me Dojnën’ në Top Channel, Nard Ndoka ka treguar me emra se si prezantohen disa nga politikanët në momentin e parë të takimit.

“Duhet të rrish drejtë, një hap përpara dhe ta shikosh tjetrin në sy.

Presidenti ka një defekt shumë të madh kur të jep dorën, e jep dorën si një copë mishi, e ka vetë natyrale dhe nuk e përmirëson. Duhet ta përmirësojë këtë gjë, shpresoj të na dëgjojë.

Kurse Edi Rama ta jep dorën por kokën e ka matanë, pra nuk i japin rëndësi komunikimit njerëzor sepse ka shumë rëndësi ky lloj komunikimi i parë me personin që takon”, u shpreh Ndoka, një nga aleatët në opozitën aktuale.

Minuta '22

Të fundit