Flash News

KRYESORE

“Ta kam sjellë Ramën në shtëpi”, Haradinaj debat me Baton Haxhiun për korrigjimin e kufijve: S’po të vjen marre?!

“Ta kam sjellë Ramën në shtëpi”, Haradinaj debat

Kryeministri në Detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka debatuar me gazetarin Baton Haxhiu, i cili njihet edhe si person i afërt me kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen e korrigjimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Haradinaj tha mbrëmë në emisionin ‘Open’ në Top Channel se Haxhiu ka qenë i përfshirë dhe ka lobuar në tryeza se korrigjimi i kufijve është diçka e mirë.

Debati:

Haradinaj: Unë jam kujdesur të ruaj jo vetëm raportet ndër-njerëzore. Batoni ka qenë i involvuar brenda kësaj teme, është me detyrë. Ka takuar disa persona me i bind se korrigjimi i kufijve është dicka e mirë. Njerëz si Batoni duke e këshillu Ramën për Kosovën kanë përgjegjësinë më të madhe ku i kanë cuar raportet Kosovë-Shqipëri.

Nuk e kam bërë këtë angazhim për tu bërë palë me Berishën dhe Metën, por për të mbrojtur ndarjen e vendit. Do doja të isha me edhe me Ramën, Nanon, Meidanin, me cdo socialist. Nuk shiten më këto Baton.

Baton Haxhiu : S’e pranoj këtë fakt.

Haradinaj: Ti mendon se e kam bërë me qenë me Metën e Berishën këtë punë, s’po të vjen marre me fol kështu? Ka qenë një projekt i korrigjimit me vijën e ndarjes. U kanë treguar njerëzve edhe harta. Batoni ka qenë më aktivi në këto tryeza.

Haxhiu: Le të më gjejë dikush që unë apo Rama ka vendos një dokument a hartë në tavolinë vec interpretimit se kemi pasë në dorë, atëherë jap përgjegjësi publike para secilit.

Haradinaj: Ju keni qenë i angazhuar me idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi apo jo?

Haxhiu: Kurrë, hic. A kam biseduar për korrigjimin? Po, edhe me ty Ramush në tavolinë dhe e di se cili ka qenë konkluzioni. Edhe kur i keni pasë marrëdhëniet jo të mira me Ramën prej deklarimit, ta kam sjellë në shtëpi zotin Rama për me ju pajtu.

Të fundit