Flash News

KRYESORE

“Do ta kisha vrarë arbitrin kryesor, do ta zhdukja nga faqja e dheut”, kërcënimi që deputeti i ardhshëm i Kuvendit bënte kur ishte president i klubit

“Do ta kisha vrarë arbitrin kryesor, do ta zhdukja nga faqja e

“Nuk është e vërtetë që kam hyrë me makinë në stadium. Unë jam drejtuar për te dhoma e gjyqtarëve duke ecur më këmbë. Doja t’i takoja për t’u sqaruar në lidhje me përçudnimin që i bën ndeshjes, por jam ndaluar nga policia. Nëse do të isha futur te dhoma e gjyqtarëve, do ta kisha vrarë arbitrin kryesor. Do t’i kisha marrë përsipër të gjitha, do ta zhdukja nga faqja e dheut, aq i poshtër është treguar! Ai ka qenë komplet i paguar.”

Këto fjalë nuk janë të një tifozi të thjeshtë të Gramshit, por të ish-presidentit të klubit të futbollit, njëkohësisht, ish-kryebashkiaku Dritan Bici, dhënë gazetës ‘Panorama Sport’.

Në mars të 2013-s, Bici shqeu me makinën e tij ‘Mitsubishi’ portat e stadiumit të Gramshit kur ekipi i tij barazoi pa gola me Mamurrasin. Ngjarja pati jehonë ndërkombëtare, ndonëse ish-kryebashkiaku mohoi ngjarjen.

Sot, i njëjti person që kërcënonte me jetë arbitrin e një ndeshje futbolli, është pranë marrjes së mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, si pjesë e PDIU-së.

Ngjarja e 2013-s nuk ishte e para për Bicin, pasi atij i ishte ndaluar hyrja në stadium që në nëntor të 2012-s kur ofendoi dhe bëri presion ndaj arbitrave të ndeshjes Partizani-Gramshi.

Gazeta holandeze për deputetin e ri të PDIU: U fut në fushën e futbollit me makinë, një akt i jashtëzakonshëm

Dritan Bici, Ish- kryebashkiaku socialist që bëhet deputet i PDIU. A do i kapërdijnë Gjiknuri dhe Angjeli akuzat e tij, për një votë më shumë në Kuvend?

Të fundit