Flash News

KRYESORE

“Ta kuptojnë bankierët, jemi në luftë”, Rama: I hapni sportelet në 6 të mëngjesit

“Ta kuptojnë bankierët, jemi në luftë”, Rama: I

Kryeministri Edi Rama, pasi njoftoi se duke nisur nga nesër do të lejohet lëvizja e njerëzve nga ora 06:00 deri në 10:00, u kërkon bankave të hapin sportelet në orën 6 të mëngjesit. Në një postim në Facebook, Rama u kujton bankave, se sipas tij, “jemi në luftë” ndaj “të gjithë bëjnë sakrificën e tyre të vockël” thotë Kryeministri.

“Bankat kanë hall se s’do iu shkojnë njerëz gjatë ditës në sportele, meqë nga nesër do të ndalohet lëvizja në këmbë nga ora 10.00 deri në 16.00?  Ta kuptojnë edhe bankierët se jemi në luftë dhe t’i hapin sportelet nga ora 06.00 - 10.00 në mëngjes dhe nga ora 16.00 - 18.00 pasdite!

Nuk kemi si ia bëjmë ndryshe, të gjithë duhet të bëjnë sakrificën e tyre të vockël në këtë luftë të madhe për të mbrojtur jetën! Po të kishte bormbardime gjatë orarit të ndaluar çfarë do bënin bankat? e pra, fakti që nuk i shohim bombat që hedh armiku drejt nesh, nuk do të thotë se nuk jemi nën bombardim!  adaptohuni miq! kjo nuk është lojë po luftë”, shkruan Rama.

Duke nisur nga dita e nejte, Rama njoftoi se do të kufizohe dhe më tej lëvizja e qytetarëve gjatë ditës. Nga ora 06:00 deri në 10:00 dhe nga ora 16:00-18:00. Nëse këto masa do të shkelen, sipas Kryeministrit do të ndëshkohen me gjoba.

Të fundit