Flash News

KRYESORE

A do ta miratojë Rama në Kuvend ligjin e mbetjeve? Shoqëria civile reagon me një letër të hapur...

A do ta miratojë Rama në Kuvend ligjin e mbetjeve? Shoqëria

Në programin e punimeve të Kuvendit  në periudhën 18 shtator-13 tetor është parashikuar për t’u votuar dhe një nga ligjet më të debatuara në sesionin e kaluar ai i menaxhimit të integruar të mbetjeve.  Nuk bëhet fjalë për një nismë të re por për dekretin e ish presidentit Nishani i cili e riktheu këtë ligj edhe një herë në kuvend, në 14  tetor të një vitit më parë.

 Tentativa e parë për ta kaluar ligjin ishte në tetor të vitit të kaluar kur shumica në kuvend përbëhej nga PS dhe LSI dhe kur ligji kaloi vetëm me 63 votata e PS. 

Por tashmë shumica e përbërë prej 74 mandatesh nuk ka më asnjë pengesë për ta rrëzuar dekretin e Presidentit e për ta futur kështu ligjin në fuqi.

Ligji i menaxhimit të integruar të mbetjeve u kundërshtua nga shoqëria civile e mbështetur nga qytetarë si dhe nga shoqatat për mbrojtjen e mjedisit të cilat thonë se në këtë mënyrë në Shqipëri mund të hyjnë mbetje të pakontrolluara.

Po a ka gjasa që Rama ta kalojë ligjin në sesionin e ri parlamentar? Votat i ka.

Megjithatë, që në seancat e para kanë nisur edhe reagimet e para. Mediat e evidentuan me shqetësim futjen e ligjit në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 18 shtator - 13 tetor.  Ndërsa AKIP (Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve) i bëri një letër të hapur kreut të qeverisë. Duke i kujtuar kryeministrit shpalljen e tij për të bashkëqeverisur me qytetarët, AKIP i kujton se mbi 90 % e qytetarëve shqiptarë janë kundër importit të mbetjeve. Po ashtu, AKIP flet me shqetësim edhe për impiantet e djegies së mbetjeve, si ai i Elbasanit, që vazhdon të shkaktojë ndotje të mjedisit.

“Ne jemi të bindur se, përvecse ligjërisht përfaqësojmë mbi 60000 qytetare, shprehim dhe opinionin e testuar të 90% të Shqiptarëve dhe këtë qëndrim tonin dëshirojmë t’ju a parashtrojmë Ju personalisht. Besojmë se kjo kërkesë e jona përputhet me politikën e prezantuar nga ju për bashkëqeverisje me qytetarët.

Z.Kryeminitër, ne si shoqëri civile në një kohë të shkurtër mund t’ju ofrojmë një platformë të menaxhimit të mbetjeve, për një Shqipëri të pastër dhe atraktive, por edhe për një kujdesje më të madhe për shëndetin e qytetarëve.”, thuhet, ndër të tjera, në letrën e hapur drejtuar z. Edi RAMA, kryeministër i Shqipërisë.

Të fundit