Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2015, për kënaqësinë e frekuentuesve të rrjeteve sociale, dhe pakënaqësinë e qytetarëve të lodhur me politikën e zamanin e saj të premtimeve në këmbim të hiçit; u hap një faqe Fejsbuku e cila promovonte një kandidat “atipik” për qytetin e Durrësit: Tan Mezen.
Personazhi durrsak është i njohur për frekuentuesit e botës zukenbergiane. Madje ai gëzon një numër aq të lartë ndjekësish, sa që mund të përkthehej edhe në një afluencë votash në ato zgjedhje (jo vetëm tiranët mund të zgjedhin një kalë në vend të një senatori, por edhe populli një kryebashkiak “atipik” për hir të zemëratës së gjerë).
Ditën e djeshme, gjatë përmbyjteve, për një moment, edhe Tan Mezja do të ketë dashur që ajo shaka në rrjetet sociale të ishte realitet. Si Kryebashkiak, nuk do të ishte mjaftuar me parullën e tij të njohur kundër përgjegjësve të situatës, por do të kishte punuar me dashuri në dobi të qytetit të tij.
Sigurisht, kjo nuk ndodhi.
Kandidatët e atyre zgjedhjeve ishin disi tradicionalë; dhe tradicionalisht për atë qytet, bashkinë e dytë më të madhe në vend, e fitoi personi që qeveriste prej dy mandatesh, Vangjush Dako.
Një personazh fitues, nga ata për të cilët qëllimi justifikon mjetin, por në të njëjtën kohë mjaft kontravers.
Akuzat ndaj tij kanë qenë të shumta, nga betonizimi i qytetit deri te tjetërsimi i votës, por ai ka rezistuar në mënyrë stoike përballë tyre.
Po aq stoik qëndroi edhe ditën e djeshme, në të cilën, si shumë zona të tjera të Shqipërisë, qyteti i Durrësit u gjend nën pushtetin e ujit. Pamjet e shpërndara nëpër rrjete sociale goditën opinionin publik me atë që po ndodhte në qytetin bregdetar. Durrësi mori pamjen e Venecias, por balta dhe llumi nuk i shkonin aq sa i shkojnë kanalet qytetit italian.
Pamjet ulëritëse u shoqëruan me një heshtje të madhe nga pushteti vendor dhe qendror. Ndryshe nga përmbytjet e mëparshme, ku të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës, në të dyja nivelet, dolën për sfilatën tradicionale nën shi, këtë herë memecëria i goditi të gjithë.
Nuk folën dhe nuk dolën.
Nuk thanë çfarë ndodhi dhe pse ndodhi. Mesa duket, e kishin konsumuar këtë shfaqje përmbytjen e shkuar, atë të dhjetorit.
Ndoshta nuk deshën të binin pre e dyshimit, është fakt i njohur që keqbërësit nuk kthehen kurrë dy herë te skena e “krimit”.
U zhdukën të gjithë, sidomos Dako. Ikën me shpresën se dielli do të dilte sërish dhe do të kishte bërë punën e tij (por edhe të tyre), duke tharë ujin që nuk ndalën dot.
Askush nuk priste që kryebashkiaku i Durrësit të ngrinte bastunin drejt qiellit, si Moisiu përballë Detit të Kuq, dhe të ndante detin nga uji i shiut, e jo më të ndalte reshjet. Absolutisht, jo.
Atij, dhe administratës së tij, i kërkoheshin dy gjëra shumë të thjeshta.
Ditën përpara përmbytjes, duhet të kishte dalë përballë qytetarëve të tij, nga të cilët paguhet, dhe t’i informonte se çfarë do të ndodhte në orët në vijim. Cilat ishin rreziqet e pritura nga intensifikimi i shirave; cilat zona ishin më të ekspozuara ndaj reshjeve; cilat ishin masat që do të merrte Bashkia; kur mund të dilnin qytetarët dhe cilat shkolla duhet të mbylleshin.
Diçka e thjeshtë, për të limituar disa dëme, jo të gjitha sepse ato duan kohë, dhe këtu vijmë te pika e dytë, puna.
Puna e thjeshtë, ndër vite, në shërbim të gjërave të vogla, të padukshme, por të qenësishme për jetën e një qyteti. Pastrimi i kanaleve kulluese, mirëmbajtja e kanalit të ujrave të larta, pra investime të dobishme, jo thjesht beton, palma dhe shkatërrim e rindërtim çdo dy vjet të rrugës së plazhit.
Një politikan që ka 11 vjet në krye të një qyteti, tanimë duhet t’i dijë këto gjëra, dhe me shumë gjasa Dako i di mirë. Prandja heshti. Prandaj zgjodhi të mos merrej me qytetin ditën më të vështirë. Ato punë donin kohë, dhe fundja, kjo është hera e fundit që ai do të ketë këto funksione.
Vota e durrsakëve nuk i duhet më, prandaj nuk mund të prisnim heroizma urbane në dobi të një qyteti që (për)mbyti me duart e tij.
Dje, me siguri, edhe Dako do të ketë dashur që Kryetari i Bashkisë të ishte Tan Mezja.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38