Flash News

KRYESORE

“Ta qëlloj presidentin me këpucë? Policia franceze arreston gazetarin

“Ta qëlloj presidentin me këpucë? Policia franceze arreston
Policia franceze arrestoi një gazetar, i cili pasi pa presidentin Emmanule Macron që ndodhej në teatër me bashkëshorten e tij, Brigitte, e postoi lajmin në Twitter, duke pyetur: “Presidenti Macron është këtu. a ta qëlloj me këpucë? Pasi morën lajmin, me dhjetëra protestues u përpoqën të hynin në teatrin “Bouffes du Nord” të Parisit. Por policia nuk i lejoi. Macron u detyrua që të dalë nga teatri, por ai u kthye më pas aty për të vazhduar me shfaqjen. Macron po ndiqte një shfaqje të “La Mouche”, kur u pa nga gazetari Taha Bouhafs, i cili ishte ulur tre rreshta pas tij në teatër. Pasi qetësoi situatën, policia franceze arrestoi më vonë gazetarin dhe ai u dërgua në paraburgim, paso akuzohet se kishte vepruar për të nxitur dëme në pronë dhe dhunë.

Të fundit