Flash News

KRYESORE

Tabaku debat me Bushatin: Flet sikur je në 2013-ën, keni kriminelë në parlament

Tabaku debat me Bushatin: Flet sikur je në 2013-ën, keni

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, debatoi me deputetin e PS-së Ervin Bushati për situatën që vendi po kalon dhe krimin e pranishëm në të gjithë territorin.

“ Keni kriminelë në parlament. Sot po vërtetohen akuzat që PD i ka ngritur këtu e një vit më parë me deputetin tuaj të Fushë Krujës. Persona që kanë intimiduar komisionerët e PD-së në votime sot janë të përfshirë në luftën e bandave të shtetit. Këtë nuk po kuptoj dot. Ç'lidhje ka me Reformën në Drejtësi? Po flet sikur jemi në 2013.”, tha Tabaku në emisionin “Tempora” në Ora News.

Ajo shtoi se koha e PS-së ka kaluar dhe e ka treguar se çfarë rezultatesh u arritën.

“ Këtë diskutim që po bën tani ta kam dëgjuar që në 2015 nëpër studio, por nuk vlen. Këtu duhet të flasim për të pranuar atë që nuk e keni pranuar dot për 6 vite, që nuk hiqni dorë nga parlamenti në bashki, rasti i Kajmakut ishte i fundit. Së dyti situata të lajmëruara nga PD që kur dolën atëherë të gjithë silleshit sikur ishin për skenarë filmash.’, shtoi ajo.

Ndërsa Bushati nuk komentoi, por u përgjigj vetëm me një “Faleminderit”.

Të fundit