Flash News

KRYESORE

Tabaku i përgjigjet 'kërcënimeve' të Yuri Kim për kandidatët: PD po veton kandidatët si asnjë parti tjetër në rajon

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar pas mesazhit të ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke nxjerrë në pah ndryshimin mes PD dhe PS për pastërtinë e kandidatëve të të dyja palëve.

Përmes një ripostimi në Twitter, paralajmërimeve të ambasadores amerikane se “krerët e partive politike do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do të garojnë nën siglën e partive të tyre”, Tabaku iu është përgjigjur se është “krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit, i cili sipas saj, deri më sot ka larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike.”

Postimi i plotë i Tabakut:

“Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon”, shkruan Tabaku.

Të fundit