Flash News

KRYESORE

Tabaku i përgjigjet Ramës për eurobondin: Gënjeshtar i paskrupullt, 650 milionë euro të marra borxh do shkojnë për projekte korruptive

Tabaku i përgjigjet Ramës për eurobondin: Gënjeshtar i

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, ku foli për eurobondin 650 mln euro, kryeministri Rama nuk kurseu as ironitë për opozitën dhe ish-deputeten e PD-së Jorida Tabaku.

“Më vjen keq për atë pjesë të vëmendjes që i ka kushtuar opozita, duke vazhduar një avaz që nuk i shkon fare. Nuk bëhet fjalë për qeverinë por për shtetin dhe popullin megjithëse nuk diskutohet që është mëritë e kësaj qeverie që dalim në tregjet e kapitalit pas dy goditjeve. Ne kemi dalë me një prim zero dhe nga ana tjetër më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme në fluturimin e atyre balonave tabakë pa bisht. Nuk e di e keni parasysh kur kemi qenë fëmijë dhe luanim me balona, bishti ishte element i rëndësishëm. Balonat tabakë ishin më bindëse se balonat tahuke, kur s’kishim bisht nuk fluturonim dot”, ka thënë Rama.

Pas deklaratave ka reaguar ish deputetja Tabaku. Në një postim në Facebook, ajo e cilëson kryeministrin Edi Rama një gënjeshtar të paskrupullt, teksa flet për emetimin e eurobondit prej 650 milionë euro.

Tabaku shkruan në “Facebook” se ky eurobond është një borxh, që si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve.

Edi Rama është një gënjeshtar i paskrupullt. Sa herë është në vështirësi bën 2 gjëra: gënjen edhe më shumë shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që u thotë shqiptarëve të vërtetën se ai është përgjegjësi për krizën e rëndë të ekonomisë.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, njësoj si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie, do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve.

Ekonomia sot është në prag falimenti, bizneset po mbyllen, njerëzit marrin ushqim me lista, por Edi Rama vazhdon të firmosë koncesione korruptive 2,2 miliardë euro.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, janë vetëm maja e ajsbergut. Një borxh ekstra për veset e vjetra të kryeministrit Rama, pa asnjë shqetësim për hallet e shqiptarëve.

Me batutat e tij banale, bajate dhe të vjetra si ai vetë, mund të qeshin ata 5 veta që marrin tendera e koncesione, por jo 3 milionë shqiptarë. Ata janë skllevër që ai i ngarkoi me 4.2 miliardë taksa të rritura, i detyroi të largohen dhe që sot po mbyllin masivisht bizneset.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është më i varfër.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është pa punë.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet.

Edi Rama, si kryeministri më i paaftë, më i dështuar dhe më i korruptuar i vendit, është fatura më e lartë që po paguajnë shqiptarët.

Nuk ka borxh të ri, amnisti fiskale për krimin apo kopje të shëmtuar programi që e shpëton nga largimi!”, shkruan Tabaku.

Lexoni edhe: “Eurobond-i garanton planin e ri kombëtar 2030”; Rama flet për daljen në tregjet e kapitalit, ironizon Tabakun: Balonë tabake, balonë tahuke

Të fundit