Flash News

KRYESORE

Tabaku i përgjigjet Ramës: Vetëm gënjeshtra e premtime të pambajtura. Koha për ndryshim po vjen

Tabaku i përgjigjet Ramës: Vetëm gënjeshtra e premtime

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se në dy mandatet e tij qeverisëse vetëm ka gënjyer shqiptarët me premtimet të pambajtura.

Në një status në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se shqiptarët e dinë që me Ramën në krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta.

“Gënjeshtra, gënjeshtra dhe prapë gënjeshtra!

Hidhini sytë përreth.

A shikoni më shumë njerëz në punë? A sheh njeri më shumë shqiptarë që jetojnë më mirë? Më shumë familje me frigoriferë dhe tryeza të mbushura plot?

Pas 7 vitesh me premtime të pambajtura, ka njeri që mund të besojë vërtet ato që dëgjon nga ky?

Të gjithë shqiptarët e dinë se përsa kohë që do të vazhdojmë në këtë rrugë pa krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta.

Koha për ndryshim po vjen. Koha për të zgjedhur po afron!”, shkruan ish-deputetja demokrate.

Të fundit