Flash News

KRYESORE

Tabaku: KE rrëzon ligjin Special “Rama Fusha” për shkatërrimin e Teatrit

Tabaku: KE rrëzon ligjin Special “Rama Fusha” për

Partia Demokratike, përmes deputetes Jorida Tabaku tha se Komisioni Europian ka rrëzuar zyrtarisht ligjin Special “Rama Fusha” për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

“Qeveria e mbajti të fshehur për 4 ditë letrën  e Komisionit Europian me qëllim manipulimin e opinionit publik, por përgjigja e Brukselit është e qartë: Qeveria ka shkelur ligjin! Përgjigja e Komisionit Europian qartësisht i jep të drejtë opozitës për shqetësimet kryesore. Patëm të drejtë kur u shprehëm se ligji shkel parimin e konkurencës. Patëm të drejtë edhe kur akuzuam qeverinë se kishte një paracaktim dhe klient preferencial, si “Fusha shpk””, tha Tabaku.

Deputetja e PD-së u shpreh më tej se qeveria shpiku ligjin “FUSHA: për t’i grabitur tokën Teatrit Kombëtar dhe për t’ia dhuruar atë kësaj kompanie me qëllim ndërtimin e kullave, sipas saj, me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

“Siç edhe vërehet në letrën që erdhi si përgjigje e këmbënguljes së opozitës, qeveria dhe bashkia kanë shkelur me dy këmbë procedurat e prokurimit të hapur, duke mos mohuar për asnjë moment ndihmën e qeverisë për kompaninë “Fusha”, nëpërmjet dhurimit të tokës publike. Por, sikundër edhe letra artikulon qartësisht, Komisioni Europian nuk mund të jetë një institucion gjykues për saktësinë e ligjit në fjalë në raport me Kushtetutën e vendit.

Për një veprim të tillë është përgjegjëse Gjykata Kushtetuese, e cila mbahet sot e bllokuar nga mazhoranca pikërisht për të prodhuar ligje si Ligji Fusha dhe për të kënaqur orekset e oligarkëve apo pastruar paratë e kriminelëve dhe pushtetarëve”, u shpreh Tabaku teksa theksoi se përgjigja e Komisionit Europian u dha qytetarëve dhe opozitës fitoren e parë.

 

 

 

Të fundit