Flash News

KRYESORE

Tabaku: Në 2013-ën Rama bëri premtime bombastike dhe nuk mbajti asnjë prej tyre, 60 biznese mbyllen në ditë

Tabaku: Në 2013-ën Rama bëri premtime bombastike dhe nuk mbajti

E ftuar sot në "Kjo javë" me Nisida Tufën, ka qenë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është shprehur duke thënë se me dështimet e kryeministrit Edi Rama, qytetarët kthyen sytë nga programi i Partisë Demokratike.

Tabaku përmendi dhe faktin se çdo ditë në vendin tonë kryesisht në Tiranë mbyllen 60 biznese në ditë, kjo për shkak të krizës ekonomike:

“Jeni duke parë një pjesë mediatike të takimeve. Por përveç zotit Basha, janë në terren të gjithë përfaqësues të tjerë të PD. Janë bërë nga prilli i vitit të kaluar rreth 60 takime me grupet e interesit ku është diskutuar programi. Nuk ka pasur ndonjëherë situatë më dëshpëruese për qytetarët. Norma e mbylljes së biznesit është pothuajse 60 biznese në ditë. Dhe masivisht në rrugët kryesore të Tiranës, rruga e Durrësit e Kavajës, bizneset kanë ulur qepenat. Kjo nuk është shenjë zhvillimi. Ka një papunësi tek të rinjtë sidomos, të cilët kanë treguar normën më të lartë të largimin nga Shqipëria. Kjo nuk është mirëqenie. Ka një normë të lartë të uljes së aktiviteteve të bizneseve. Eksportet kanë rënë me 44% vetëm si rezultat i uljes së punës së fasonëve. Turizmi nuk ka filluar operimin e plotë dhe gjatë sezonit do të operojë me gjysmë e kapacitetit për shkak të situatës. Sot ndodhemi në situatë të vështirë ekonomikë. Ka një shpresë të jashtëzakonshme tek njerëzit që presin ndryshimin dhe me një paket të re taksash. Nëse ka diçka që ka ndodhur me këtë qeveri, ka qenë rritja e taksave. Njerëzit presin ndryshim në këtë aspekt. Presin model të ri ekonomik, ku merr frymë ekonomia. Në çdo fushë të jetës, konkurrenca e lirë bën mirë. Duhet t’i japim prioritet disa sektorëve të veçantë, si bujqësia. Nëse ka bërë diçka të mirë zoti Rama në këto 7 vite, ka qenë se në 2013-ën që bëri premtime bombastike dhe nuk mbajti asnjë prej tyre. Dhe njerëzit krijuan një pritshmëri të lartë, por një dëshpërim të madh. Nëse ka bërë një gjë të mirë, është se ata i kthyen sytë tek ne vetëm prej qeverisjes së tij dhe prej programit tonë. Unë besoj se ekonomia do të vazhdojë të mbetet në fokus.”

Të fundit