Flash News

KRYESORE

Tabaku paralajmëron Gjiknurin: Je jurist, deklaratat në Kuvend përdoren si dëshmi në gjyq

Tabaku paralajmëron Gjiknurin: Je jurist, deklaratat në Kuvend

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka paralajmëruar ministrin e Energjisë, Damian Gjiknurin, për deklaratat e bëra në Kuvend, ku sipas saj pranohet se qeveria ka shkelur ligjin me dhënien e lejes për inceneratorët.

Tabaku iu drejtua Gjiknurit duke e paralajmëruar se deklaratat që bën mund të merren si dëshmi në gjyq, pasi ai vetë pranon shkeljen e ligjit.

“Ministri e di sepse është jursit, deklaratat që bëhen këtu janë edhe dëshmi në gjyq. Ministri pranoi se ka shkelur ligjin duke i dhënë lejen për ndërtimin e inceneratorët kompanisë sepse kishte mik Klodian Zoton. Unë nuk kam çfarë të shtoj përveç fjalëve të zotit Alibeaj se burgu 313 është i hapur edhe pse thuhet se eshte burgjet do i jepni me koncesion”, u shpreh Tabaku gjatë interpelancës me Gjiknurin.

Të fundit