Flash News

KRYESORE

Tabaku publikon fjalimin e Gjiknurit në inaugurimin e ‘Gulf’: Investitori serioz kush është?

Tabaku publikon fjalimin e Gjiknurit në inaugurimin e ‘Gulf’:

Deputetja Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetin social Facebook, fjalën e mbajtur nga ministri Damian Gjiknuri në qershor të 2014-ës gjatë inaugurimit të ‘Gulf’, kompania e cila pak ditë më parë falimentoi.

Në reagimin e saj, Tabaku ngre edhe disa pyetje teksa e mbyll postimin me pyetjen po investitori serioz kush është?

“Lexoj deklaratën e Gjiknurit ndaj fakteve të prezantuara sot nga Partia Demokratike për skemën korruptive të mbështetur nga qeveria të skandalit Gulf e nuk gjej përgjigje: Ministri e kish lexuar ligjin kur doli garant për investitorin serioz? Kur doli garant për ruajtjen e tregut? Kur doli garant për cilësinë e karburantit? Po investitori serioz kush është?”, shkruan Tabaku.

 

Të fundit