Flash News

KRYESORE

Tabaku: Sot 654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë energjinë elektrike

Tabaku: Sot 654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, deputetja e PD-së Jorida Tabaku bëri me dije se aktualisht, secili prej nesh paguan 0.082 euro/KWH energji elektrike pa taksa, më shumë se sa çdo vend tjetër i rajonit përjashto Malin e Zi.

654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë energjinë elektrike; katër vjet më parë familjet paguanin 9.24 lekë/kilovatorë ndërsa sot paguajnë 11.4 lekë/kilovatorë shtoi Tabaku.

Statusi i plotë:

Ulje e çmimit të energjisë

Sot, 654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë energjinë elektrike; katër vjet më parë familjet paguanin 9.24 lekë/kilovatorë ndërsa sot paguajnë 11.4 lekë/kilovatorë. Secili prej nesh paguan 0.082 euro/KËH energji elektrike pa taksa, më shumë se sa çdo vend tjetër i rajonit përjashto Malin e Zi.

Një biznes vendas paguan sot 20% më shumë për energjinë elektrike se sa në vitin 2013, duke rritur automatikisht çmimin e shërbimeve apo produkteve. Një biznes paguan sot mestarisht 13.6 lekë/kilovatorë nga 11.4 lekë/kilovatorë. 2600 shqiptarë u arrestuan nga policia e shtetit sepse e kishin të pamundur pagesën e çmimit të rritur të energjisë elektrike.

Partia Demokratike ofron në programin e saj 300 KË falas për çdo familje, uljen e TVSH-së në 15% që do të sjellë edhe uljen e çmimit të energjisë jo vetëm për familjet por edhe për bizneset. Vota për Partinë Demokratike është për t’i dhënë fund një herë e mirë çmimeve të larta, taksimit të pandershëm dhe logjikës së të bërit shtet në kurriz të qytetarëve të ndershëm.

Të fundit