Flash News

KRYESORE

Tabela/ Mos i ndani çadrat! Meteorologët parashikojnë reshjet intensive në dy qarqe, temperaturat deri në 10 gradë

Ndonëse jemi në verë, temperaturat dhe kushtet aktuale atmosferike na bëjnë të ndihemi sikur jemi në kulmin e vjeshtës.

Prej ditësh, vendi është dominuar nga reshje shiu. meteorologët kanë parashikuar se edhe sot e nesër, shiu të vijojë të jetë prezent në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet intensive do të vijojnë në dy qarqet e mëdha si Korça dhe Elbasani, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do ketë reshje mesatare.

“Sot pasdite (e martë, dt.26) dhe nesër (e mërkurë, dt.27) në shumicën e qarqeve reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Korçë pritet të ketë reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarkun Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore kryesisht nesër pasdite dhe në mbrëmje.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 23 °C

në vendet e ulëta: 17 / 22 °C

në vendet malore: 10 / 18 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.26) dhe nesër (e mërkurë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë)”, parashikojnë meteorologët.

Të fundit