Flash News

KRYESORE

Tabela/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë, kur rikthehen reshjet

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar tabelën me parashikimin e motit për këtë javë.

Sipas SHMU, java nis me mot të kthjellët, ndërsa reshjet pritet të rikthehen të enjten dhe të premten.

“Dita e hënë do të nisë e kthjelltë e në mesditë zhvillim të vranësirave duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në Veriperëndim dhe qendër të vendit.

Ditën e martë do të mbizotërojë mot i kthjellët.

Dita e mërkurë do të nisë me kthjellime, në pasdite e kryesisht në mbrëmje shtim vranësirash deri të dendura.

Ditën e enjte dhe të premten do të dominoj mot i vranët.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Në zonat bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. E gjithë kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme deri në 28m/sek.

Përsa i përket fushës termike mëngjeset e mbrëmjet do të jenë të freskëta, por rënia më e ndjeshme do të jetë ditën e premte në vlerat e mesditës”, sqaron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Të fundit