Flash News

KRYESORE

Tabela/ Tregu i karburanteve dhe siguria në restorante, ISHTI gjobit 13 subjekte

Tabela/ Tregu i karburanteve dhe siguria në restorante, ISHTI gjobit 13

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Nëntor 2017. Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”; “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion”; VKM “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”.

Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Nëntor 2017 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë dhe urdhër ndalesë 13 subjekte.

Më poshtë gjeni listën e subjekteve si dhe informacionin përkatës për secilin subjekt.

Të fundit