Flash News

KRYESORE

Tabela/ Zaloshnja publikon sondazhin: Numri i votuesve që humbi PD gjatë një muaji. Gjekmarkaj: Gënjen

Analisti Eduard Zaloshnja ka publikuar sondazhin më të fundit, që ka realizuar për partitë politike në vend, në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla.

Sipas sondazhit të realizuar nga Zaloshnja, rezulton se Partia Demokratike ka shënuar një rënie të madhe.

Sipas të dhënave të realizuara nga Zaloshnja, PD ka humbur 70 mijë vota, vetëm përgjatë muajit gusht-shtator 2019. Analisti u shpreh se nga maji janar e deri në gusht kurba ka ardhur në rritje në favor të partisë më të madhe opozitare. Por Nga mesi i gushtit, duke ju referuar sondazhit, numri i votave për PD-në ka ardhur drejt rënies.

Analisti Agron Gjekamarkaj u shpreh se ky sondazh i Zaloshnjes nuk është i saktë, pasi është e pamundur që një qeveri me gjithë ato skandale dhe sulme të vazhdueshme që ka patur, të ketë krijuar një devijim të tillë.

Gjekmarkaj tha se nuk është e mundur që brenda një muaji 70 mijë votues të kenë ndërruar mendje.

Analisti Gjekmarkaj i tha në sy Zaloshnjës që ka gënjyer me të dhënat e këtij sondazhi, duke shtuar se nuk ka asnjë aryse që të ketë një rënie të tillë nga PD. Sipas tij, ajo që ka rënie është mazhoranca, pasi është në sulm ndërkombëtar, që nga kushtet e Gjermanisë, “JO-ja” e Holandës, gjyqi i Saimir Tahirit, duke e cilësuar këtë të fundit si një “puçërr me qelb” për drejtësinë.

“Për herë të parë Zaloshnja ka gënjyer pak, sepse nuk gjej arsye që të ketë një rënie të tillë opozita, teksa mazhoranca është në sulm ndërkombëtar. Kam parasysh kushtet gjermane, që janë turpëruese për qeverinë. Është “Jo-ja” holandeze, gjyqi i turpshëm i Tahirit, një puçërr me qelb për drejtësinë. Në këtë kontekst nuk gjej arsye të fortë dhe nuk më duket reale rënia me 70 mijë vota e PD”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit