Flash News

KRYESORE

Tabelat/ Shqipëria voton si Afganistani kundër Amerikës, ja sa fonde rrezikojmë

Në një sfidë të hapur ndaj Izraelit dhe presidentit amerikan Donald Trump, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë duke e bërë nul njohjen amerikane të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, me 128 shtete anëtare që votuan në favor të rezolutës dhe me vetëm nëntë shtete që votuan kundër, ndërkohë që 35 të tjera abstenuan.

Shqipëria votoi pro rezolutës së kërkuar nga Jemeni dhe Turqia, duke u radhitur mes shteteve islamike si Afganistani dhe Iraku.

Në tabelën e shteteve më të financuara nga SHBA-të, në vend të parë në botë ëhstë Afganistani, me 4.7 miliardë dollarë në vit, ndërsa i dyi vjen Izraeli me 3.1 miliardë.

Në rajon, Shqipëria është e teta për nga financimet amerikane, ndërsa në botë e 17-ta.

Financimi që ka dhënë SHBA për Shqipërinë më 2016 ka qenë 27 milionë dollarë, e cila ëhstë shuma që mund t’i hiqet vendit tonë, nëse Donald Trump do ta zbatojë zotimin e bërë se vendet që marrin fonde nga Amerika dhe votojnë kundër vendimit të tij, do të mbeten me “gisht në gojë”.

Të fundit