Flash News

KRYESORE

Tahiri: 30 deputetë të opozitës kanë dalë nga Shqipëria me kriminelë në makina

Tahiri: 30 deputetë të opozitës kanë dalë nga

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se janë të paktën 30 deputetë të opozitës, në dy legjislaturat e fundit, që kanë makina dalë nga Shqipëria me kriminelë në makina.

“Nga opozita sot dhe nga opozita dje ka të paktën 30 deputetë që kanë dalë me kriminelë me makinat e tyre nga Republika e Shqipërisë”, tha Tahiri në ‘Opinion’. I pyetur se kush janë këta deputetë, Tahiri tha emrat i ka prokuroria duke mos u zgjatur më shumë në këtë temë.

Ndërkohë, deputeti ka theksuar se nuk ka pasur asnjëherë në pronësi një skaf, pavarësisht asaj që është deklaruar këto ditë në media.

Tahiri tha se një gjë e tillë mund të verifikohet lehtësisht, nëse ka pasur ndonjëherë një skaf në pronësi apo jo.

Tahiri zbulon njeriun e afërt që i sugjeroi shitjen e makinës te Habilajt

Të fundit