Flash News

KRYESORE

Tahiri ankimon vendimin e Krimeve të Rënda: Nuk more në konsideratë katër pika të rëndësishme

Tahiri ankimon vendimin e Krimeve të Rënda: Nuk more në

Saimir Tahiri ka ankimuar vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rëndë për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij për të pestën herë.

Tahiri ka kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë pasi, sipas tij, vendimi është i pabazuar në ligj dhe në prova.

Në letrën e ankimimit të ish-ministrit shkruhet se Prokuroria nuk ka marrë në konsideratë katër pika:

Pikat janë: “Rëndësia dhe vlera provuese e përgjigjeve që pritet nga letërporositë; lidhjen e përgjigjeve me ndonjë fakt penal; mundësinë që këto përgjigje mund të ishin marrë më përpara nëpërmjet letërporosive qoftë nëpërmejt veprimeve të tjera hetimore dhe mundësinë se këto prova e përgjigje merren me afat më të shkurtër sesa afati 3 mujor i kërkuar nga Prokuroria për zgjatjen e hetimeve”.

Më tej ish-ministri shkruan se i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që të përfundojë hetimet për të.

Të fundit