Flash News

KRYESORE

Tahiri anuloi konferencën, analisti Hila: Do njoftonte rikthimin në politikë me bekimin e Ramës

Tahiri anuloi konferencën, analisti Hila: Do njoftonte rikthimin në

Analisti Dritan Hila mendon se konferenca e shtypit e Saimir Tahirit, e planifikuar për të shtunën por që u shty për të hënën [edhe pse nuk është konfirmuar ende nëse do të zhvillohet] nuk ka lidhje me dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Hila shprehet spekulimet se ish-ministri i Brendshëm do të sulmone Ramën janë skenarë imagjinare dhe të pabazuara në fakte. “Sajmir Tahiri e anulloi konferencën e tij për një fakt të thjeshtë mediatik: Nuk do të merrte vëmëndjen duhur përpara asaj që kishte ndodhur në mëngjes dhe që ishte dorëheqja e Xhafës. Ajo që do të thoshte Tahiri në konferencë është se dosja e Habilajve po shkon drejt përfundimit të hetimit në Itali; se emri i tij nuk është përlyer nga ky hetim; se gjithë sulmet ndaJ tij janë të kota, dhe të tjera fjalë triumfi”, thekson Hila një editorial të publikuar në portalin Dritare me titullallin “Çfarë do të thoshte Sajmir Tahiri në konferencën e shtypit”.

“Dhe në ktë qëllim ai ka zgjedhur të hyjë nga penxherja. Lajmi që do të rihapë gazetën e ish komunistëve 'Zëri i Popullit', është doreza që do të hapë penxheren që i duhet të rifutet tek godina nga doli.  Dhe nuk e ka keq. Me këtë sipërmarrje, ai mbledh reth vetes nostalgjikët e komunizmit të cilët nuk janë të pakët.  Duke qënë me origjinë nga Kurveleshi, zemra e asaj që në referencat politike quhet Zona e Parë Operative,  nuk është e thënë që mos të ketë ndjekës. Ndjekës që do ti rrinë pas derisa të mos ketë bërë shizmën me PS. Dhe Tahiri nuk ka pse e bën këtë shizmë. Duke u bërë faktor elektoral dhe me ndjekës, do të jetë një faktor edhe në sytë e Ramës i cili nuk neglizhon asnjë të tillë”, sqaron Hila.

Në fund, Hila konkludon se rikthimi i Tahirit i intereson edhe vetë Ramës, pasi ai i druhet rrjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 2019.

Të fundit