Flash News

KRYESORE

Tahiri: Besoj se ish-drejtuesi i policisë së Vlorës është i pafajshëm; dy të tjerët nuk i njoh

Tahiri: Besoj se ish-drejtuesi i policisë së Vlorës

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është pyetur në lidhje me tre drejtuesit e policisë së Vlorës të cilët janë shpallur në kërkim.

Tahiri tha se ai njeh vetëm një prej tyre, Jaeld Çelën, për të cilin tha se beson se është i pafajshëm.

“Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin  tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokurorë por vetëm jepni drejtësi”, deklaroi Tahiri në emisionin ‘Opinion’.

Të fundit