Flash News

KRYESORE

'Tahiri', çfarë ndodhi dje te Krimet e Rënda. Seanca që zgjati afro 9 orë dhe prezenca e dy zyrtarëve të lartë të policisë

'Tahiri', çfarë ndodhi dje te Krimet e Rënda. Seanca

Ditën e djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gazeta ‘Panorama’ duke ju referuar burimeve brenda Krimeve të Rënda raporton se ‘Prokuroria e Krimeve të Rënda’ kërkoi ‘arrest me burg’ për Tahirin. Kërkesa e Prokurorisë është dorëzuar pranë Gjykatës ditën e premte ndërsa shqyrtimi i saj u bë ditën e shtunë nga gjyqtarja, Liljana Baku.

Por çfarë ndodhi ditën e djeshme te Krimet e Rënda?

Sipas asaj që raporton ‘Panorama’, rreth orës 09:30 gjyqtarja Baku ka shkuar në godinën e Gjykatës për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Më pas, në Gjykatë kanë shkuar edhe tre prokurorët e çështjes, Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani. Përveç tyre në Gjykatë është vënë re edhe prania e dy zyrtarëve të lartë të policisë së Shtetit, Aida Hajnaj që mban postin e zv/drejtorit të Policisë dhe Eduard Merkaj.

Vendimi është marrë rreth orës 19:00 nga gjyqtarja Baku dhe më pas i është lajmëruar ministrit Tahiri.

Duke ju referuar burimeve, Panorama, thotë se ka prova të reja që rëndojnë disi pozitën e ish-ministrit të Brendshëm. Përcaktuese në marrjen e masës së sigurisë kanë qenë dy letër-porosi të ardhura nga Greqia dhe Italia. Letër-porosia e parë lidhet me një udhëtim të Tahirit në Greqi në vitin 2014. Sipas sistemit TIMS, ish-ministri ka dal nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014, ora 09:32 në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës. Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botsë, rreth orës 10:51, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt me mjetin tip ‘Audi’.

Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13.31, Tahiri hyri në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip ‘Audi’. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës. Gjithashtu ka të dhëna me rëndësi për hetimin nga marrja Italiane, për disa përgjime mes Habilajve.

 

 

Të fundit