Flash News

KRYESORE

Tahiri del nga Prokuroria: Kam një vit që hesht, sot paraqita një provë decizive

Tahiri del nga Prokuroria: Kam një vit që hesht, sot paraqita një

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku sot në mesditë u paraqit për të dorëzuar një provë nga Italia.

Takimi i tij, nën shoqërinë edhe të avokatit të tij, Maks Haxhia, nuk ka zgjatur shumë dhe më pas është përballur me gazetarët në derën e Prokurorisë.

Ndonëse u shpreh mjaft i rezervuar, Tahiri tha se ka paraqitur një dokument të rëndësishëm për hetimin e prokurorisë, si i dyshuar për implikimin e tij me bandën e Habilajve në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

“Paraqita diçka që ka rëndësi për procesin. Do kërkoj mirëkuptimin tuaj, pasi do të dal të jap sqarime pas dy tre ditësh për çfarë është. Dorëzova një provë që e quajt decizive”, u shpreh Tahiri.

I pyetur nëse ka frikë se do merret si i pandehur, Tahiri tha: Jo, nuk kam frikë se do merrem i pandehur. Kam një vit që kam heshtur, prisni edhe ju dy ditë”.

Të fundit