Flash News

KRYESORE

“Tahiri delikuent”, fjalori i gjuhës shqipe sqaron kuptimin e termit të Metës

“Tahiri delikuent”, fjalori i gjuhës shqipe sqaron kuptimin e

Presidenti Ilir Meta, duke iu përgjigjur disa akuzave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, e përkufizoi personalitetin politik të këtij të fundit si delikuent; një term jo dhe aq i përdorur në leksikun e gjuhës shqipe apo në sferën politike.

Për t'u ardhur në ndihmë lexuesve, ne sjellim një shpjegim të detajuar të fenomenit të delikuencës, i cili ka në fokus veprimet e përsëritura kryesisht të të miturve që bien ndesh me moralin dhe ligjet ekzistuese.

“Termi Delikuencë [devijim] rrjedh nga fjala latine 'deliquare' dhe nenkupton shprehjet, sjelljet dhe veprimet e përsëritura të të miturve që bien ndesh me moralin, zakonet dhe ligjet e mjedisit ku jetojnë. Shikuar historikisht delikuenca e të miturve është e vjetër sa edhe vetë njeriu dhe shoqëria. Delikuenca gjithmonë ka ekzistuar dhe është shfaqur ku më pak e ku më shumë, varësisht nga ndryshimet në shoqëri dhe në mjedisin ku kanë jetuar të rinjtë. Pra, delikuent quhet ai që ka sjellje të përsëritura devijuese, që bën vepra kriminale, duke shkelur kështu normat ligjore në fuqi”, thuhet ne sqarimin e fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe.

Eshte hera e parë qe Presidenti Meta shprehej kaq hapur publikisht kundër Tahirit, raportet me të cilin i kanë ngjarë një kurbe me shume kreshta, veçanërisht gjate periudhes kur LSI ishte pjese e qeverise 'Rama 1'.

Të fundit