Flash News

KRYESORE

Tahiri dëshmoi një javë më parë, sot Lindita Nikolla nxjerr 'blof' ish-ministrin për çështjen “Shullazi”

Tahiri dëshmoi një javë më parë, sot Lindita Nikolla

Saimir Tahiri, një javë më parë, teksa dëshmoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u shpreh se lajmin për kërcënimin e rektorit Koni, e ka mësuar nga Sali Berisha.

Por, në fakt dëshmia e ministres Lindita Nikolla ditën e sotme e ka nxjerrë ‘bllof” ish-ministrin e Brendshëm. Nikolla u shpreh se ka qenë në takim me Tahirin, Kulen dhe Hodën, kur në TV ka denoncuar Berisha.

Dëshmia e Saimir Tahirit një javë në parë:

Tahiri: Jua thashë njëherë që dijeni kam marrë nga Sali Berisha...unë nuk mund ta di se nga e morri vesh Berisha këtë informacion, por mund ta thërisni atë e tjua thotë...

Prokurorja: Pasi jeni njohur me këtë informacion çfarë veprime keni kryer në lidhje me këtë rast.

Tahiri: Në dobi dhe të detyrës që unë kam pasur kam thirur Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, dy pedagogët Kule dhe Koni si dh ministren e Arsimit Lindita Nikolli, meqënëse ishte e fushës përgjegjëse.Takimi është bërë në zyrën time.Kam dashur të thëras dhe Sali Berishën pasi ai e ka pas informacionin i pari por ai nuk vinte.

Prokurorja: Çfarë  është diskutuar më konkretisht në këtë takim, u diskutua për kërcënime?

Tahiri: Po kemi diskutuar për këtë gjë. Çështje kërcënimesh, por kam urdhëruar që dy pedagogët të depozitonin kallëzim penal dhe çështja të hetohej deri në fund. Unë nuk e di se cfarë kanë thënë profesorët në polici, pasi nuk ka qënë aty. Por ju them që Berisha ka informacionin e duhur për këtë pjesë.  Po ju se thërisni Berishën, se kërkoni të bëni politikë.

Prokurorja: Ne i besojmë Policisë së Shtetit

Ndërhyn Gjykata: Zonja prokurore ju lutem mos flisni pa lejën e gjykatës dhe shmangni komentet...

Gjykata: Pyetje të tjera ka nga palët në proces

Mbrojtja: Jo nuk kemi

I pandehuri Shullazi: Jo nuk kam

Gjykata: Mirë atëherë dëshmitari Saimir Tahiri është i lirë, mund të largohet. Faleminderit

Tahiri: Faleminderit. Dhe herën tjetër thirreni Berishën dëshmitar tjua thotë..

Dëshmia e Lindita Nikollës sot:

“Ishte Majlind Keta që më njoftoi për ngjarjen. Mora në telefon zotin Kule dhe më shpjegoi lidhur me kërcënimin ndaj Konit dhe ndaj tij. Kam kërkuar takim me zotin Çako dhe menjëherë ai më la takim tek Garda. Aty erdhi dhe ministri Tahiri, Kule, Hodaj. Ndërsa ishim në takim me Tahirin, Berisha doli në konferencë për shtyp dhe dha detaje nga kërcënimi”, është shprehur Nikolla sot, tregon gazetarja Klodiana Lala.

 

 

Të fundit