Flash News

KRYESORE

Tahiri dhe Llalla po hetohen... Porosia e fundit e Donald Lu: Ka ardhur koha që ‘peshqit e mëdhenj’ të dënohen

Tahiri dhe Llalla po hetohen... Porosia e fundit e Donald Lu: Ka ardhur koha

Në aktivitetin ‘Forca e Ligjit’, ambasadori në ikje i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka lënë porositë e fundit për politikën shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori Lu përmendi hetimet që po zhvillohen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke theksuar se ka ardhur koha që ‘peshqit e mëdhenj’ të dënohen.

“Hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës po vijojnë. Por ne duam rezultate konkrete. Duam që ‘peshqit e mëdhenj’ të ndiqen penalisht dhe të dënohen”, u shpreh Lu.

Ambasadori amerikan kërkoi më shumë rezultate nga policia, prokuroria dhe qeveria në luftën kundër krimit të organizuar.

Të fundit