Flash News

KRYESORE

Tahiri e ka me mediat që nxjerrin lajmet me ‘burime nga prokuroria’: Nuk janë normale

Tahiri e ka me mediat që nxjerrin lajmet me ‘burime nga

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka cilësuar si jo normale, lajmet e dala në media që sipas tij cilësoheshin si ‘burime nga prokuroria’.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Tahiri u shpreh se prokurorët italianë kanë hetuar por nuk kanë nxjerrë asnjë lloj lajmi rreth çështjes. Sipas tij, në Shqipëri furnizoheshin media e gazetarë vetëm e vetëm për të baltosur procesin.

“Lajmet me burime nga prokuroria nuk është normale për asnjë vend të botës. Nuk është normale as për Shqipërinë.

Prokurorët italiane kanë hetuar por nuk kanë nxjerr asnjë lloj lajmi.

Furnizoheshin media e gazetarë vetëm e vetëm për të baltosur procesin”, tha Tahiri.

Të fundit