Flash News

KRYESORE

Tahiri e nis konferencën me dy ndjesa, publikon vendimin e gjykatës italiane: Jam i pafajshëm, boll më!

Tahiri e nis konferencën me dy ndjesa, publikon vendimin e gjykatës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar vendimin e gjykatës italiane se në vendin fqinj janë mbyllur hetimet ndaj tij, me vendim të formës së prerë.

Në një dalje për mediat, Tahiri e ka nisur me ndjesë ndaj gazetarëve, fillimisht për zërin e ngjirur e më pas për kushtet e motit me shi, pasi konferenca para gazetarëve po zhvillohet në ambient të hapur.  “Ndjesë për zërin tim, ndjesë edhe për shiun”, e nis fjalën Tahiri, i cili më pas tregoi pse ka heshtur për një vit, pas akuzave se ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në bashkëpunim me bandën e Habilajve.

“Më 24 tetor 2017 deklarova në media se ndaj meje s’kishte asnjë hetim. Atëherë ajo dora e zezë lëvizi fort për të thënë se letrat ishin të falsifikuara.

Prokuroria antimafias italiane regjistroi një hetim ndaj meje tre ditë më pas. Ky institucion i kërkoi tashmë gjykatës italiane pushimin e hetimeve për mua se nuk është i përfshirë në aktivitet të paligjshme. Sot kam vendimin e gjykatës. Jam i pafajshëm”, u shpreh Tahiri.

“Bilbila dhe kopila u bën bashkë që Tahiri të futej në burg”, ish-ministri: Të gjitha dolën gënjeshtra

Të fundit