Flash News

KRYESORE

Tahiri-gazetarit: Dyshoj se të paguan Lulzim Basha. Mashtron në portalin tënd

Tahiri-gazetarit: Dyshoj se të paguan Lulzim Basha. Mashtron në

Ka vijuar tensioni në studion e ‘Të Paekspozuarit’ midis Saimir Tahirit dhe Andi Bushatit.

Ish-ministri i Brendshëm ka kritikuar gazetarin për akuzën se ka qenë ‘mburojë e trafikantëve të drogës në Shqipëri’. Tahiri i tha Bushatit se dyshon se paguhet nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, për akuzat dhe mashtrimet që sipas tij bëhen nga portali që gazetari drejton.

“Të bësh këtë deduksion, është njësoj sikur të them unë që Lulzim Basha të paguan ty me lekët që ka vjedhur në rrugën Durrës- Kukës. Këtë nuk mund ta them, pavarësisht se e dyshoj”, u shpreh Tahiri.

“Mirë mua më paguan Basha, i bie që Basha paguan gjithë Europën”, replikoi Bushati duke cituar artikujt në mediat e huaja që kanë denoncuar kanabizimin e vendit.

“Unë nuk thashë që të paguan Lulzim Basha sepse nuk do të ulesha përpara teje, por e dyshoj që të paguan”, shtoi Tahiri.

Debati i ashpër në emision/ Andi Bushati: E kthejmë në personale po deshe. Saimir Tahiri: Çohu...

Artan Hoxha: Nëse Tahiri flet, qeveria bie. Ja kë kërcënoi sot ish-ministri i Brendshëm

Të fundit