Flash News

KRYESORE

“Tahiri i implikuar thellë me Habilajt, arresti i shtëpisë produkt i marrëveshjes me Ramën”

“Tahiri i implikuar thellë me Habilajt, arresti i shtëpisë

Gazetari Mentor Kikia deklaroi mbrëmjen e sotme në ‘Studio e Hapur’ se dosja Habilaj ka shumë informacione që implikojnë ish-ministrin Saimir Tahiri, ky i fundit ndodhet në ‘arrest shtëpie’. Kikia flet për një marrëveshje mes Tahirit dhe Ramës, për të qëndruar rreth dy muaj në arrest shtëpie.

“Dosja e Habilajve ka shumë mall edhe për Saimir Tahirin. Nëse dosja aty tregon se ne po bëjmë drejtësi, dhe shohim Tahirin duke pirë cigare në ballkon… Një ish-ministër nuk mund të shkojë në ‘arrest shtëpie’ me marrëveshje. Unë këtë nuk do doja të ndodhte. Do isha gati të pranoja një Saimir Tahiri i pafajshëm nga gjykata sesa një Saimir Tahiri gjoja ‘arrest shtëpie’”, pohoi Kikia.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë nesër në orën 11:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifkimin e masës së sigurisë. Ditën e shtunë, gjykata caktoi ndaj Tahirit masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Të fundit