Flash News

KRYESORE

Tahiri i pandehur, gazetari: Nuk duhet të lihet i lirë derisa rrezikon 10-20 vite burg

Tahiri i pandehur, gazetari: Nuk duhet të lihet i lirë derisa rrezikon

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është zyrtarisht një i pandehur nga drejtësia. Vendimi u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për këtë rast, ka reaguar edhe gazetari Basir Çollaku, që thekson se është i çuditur sesi ka mundësi që një i pandehur që rrezikon 10-20 vite burg lëviz ende lirshëm.

“Sajmir Tahiri zyrtarisht i pandehur. Akuza trafik nderkombetar droge pjese e nje grupi te strukturuar kriminal te trafikut te droges. 8 ore seance per vendimin e dergimit per shqyrtim gjyqesor. Pastaj i pandehuri, i akuzuar per nje veper te rende penale, qe parashikon nga 10 ne 20 vite burg, shkon ne shpi...Dite e re, drejtesi e re...Po Rama..”, shkruan ai në një postim në ‘Facebook’.

Tahiri do të përballet me 2 akuza të rënda, si: “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Shperdorim detyre i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Nis gjykimi i çështjes te “Krimet e Rënda”, Tahiri: Ky proces i ka kapërcyer kufijtë e çdo maskarade! Do flas dhe publikisht

Të fundit