Flash News

KRYESORE

Tahiri i si pandehur në gjykatë, flet avokati i tij: Prokuroria s’ka fakte, do kërkojmë pushimin e çështjes

Tahiri i si pandehur në gjykatë, flet avokati i tij: Prokuroria

Një javë pasi u cilësua si i pandehur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, pas përfundimit të hetimeve ndaj tij, sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në seancën gjyqësore, i shoqëruar edhe nga avokati Maks Haxhia.

Pas seancës te Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, avokati i Tahirit ka folur për mediat, duke thënë se prokuroria nuk ka asnjë fakt për implikimin e ish-ministrit në akuzat e ngritura ndaj tij, i hetuar prej dy vitesh për përfshirje në trafikun e drogës me grupin kriminal ‘Habilaj’.

“ Prokuroria është kontradiktore dhe nuk ka asnjë fakt për implikimin e Saimir Tahirit, nuk ka baza për të ngritur akuzat ndaj tij.  Do kërkojmë pushimin e çëshjtjes”, u shpreh avokati Maks Haxhia.

Kujtojmë se hetimet për ish-ministrin Tahiri janë shtyrë tri herë, ndërsa  më 11 shkurt gjykata vendosi të pranojë kërkesën e tij për mos zgjatjen e tyre.

Tahiri ka këmbëngulur vazhdimisht për pafajësi, megjithatë Prokuroria për Krime të rënda çoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Të fundit