Flash News

KRYESORE

Tahiri jashtë mbledhjes: Nuk pranoj burg politik; para drejtësisë të dalin Berisha; Kryemadhi dhe Meta

Tahiri jashtë mbledhjes: Nuk pranoj burg politik; para drejtësisë

Ish-ministri i Brendshëm, deputeti socialist Saimir Tahiri, deklaroi sot se procesi ndaj tij është tërësisht politik. Pas argumentave të paraqitura nga avokati i tij, Tahiri tha jashtë Kryesisë së Kuvendit se fillimisht para drejtësisë duhet të dalin ish-kryeministri Sali Berisha, presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

“Unë s’mund të shkoj në burg se do Berisha, se Berisha është dëshmitar. Unë s’do shkoj në burg që të tregoj se s’di t’i jap kamionit, apo të shkoj në burg që të tregoj se s’kam fituar 5 milionë euro në tre muaj ministër. Jo, jam i gatshëm të hetohem nga prokuroria si të dojë e kur të dojë, por jo duke shkuar në burg për qejfin e personave që ia kanë hedhur drejtësisë.  Më parë të shkojnë te drejtësia Berisha e djali i tij, Mediu, Kryemadhi apo Meta, që ia kanë hedhur drejtësisë. Unë jam këtu dhe jam gati të merrem me këdo që sjell prova. Nuk kam pse të shkoj në burg politikisht. Kjo që po ndodh nuk ka ndodhur as nga komunistët e as nga fashistët”, shtoi Tahiri.

Ruçi i shpall mediat të padëshirueshme, nuk lejon filmimin në sallë

Të fundit