Flash News

KRYESORE

Tahiri mbetet në "arrest shtëpie", Hajdarmataj: Janë dërguar 2 letërporosi në Mal të Zi dhe Itali

Tahiri mbetet në "arrest shtëpie", Hajdarmataj: Janë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pas seancës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka mbetur sërish në "arrest shtëpie".

Prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi gjatë seancës se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi, dhe po priten përgjigje që do të ndihmojnë me tej hetimet.

Hajdarmataj ka deklaruar se në letërporositë e dërguara konfirmohet blerja e bizhuterive me vlerë 5 mijë euro. Dyqani në Italia e ka konfirmuar blerjen, por nuk është e saktësuar nëse dhuratat i ka përfituar Tahiri. Është nisur letërporosi e dytë, për të dhënat se kush është personi që i ka blerë, dhe nëse janë marrë nga Tahiri si dhurata.

Tjetër letërporosi është dërguar në dyqanin Hugo Boss dhe në Malin e Zi, aty ku Tahiri ka bërë disa lëvizje.

Tahiri ka replikuar me gjyqtaren, duke e pyetur: “A mund të më thotë prokuroria për cfarë kam dhënë urdhër, a ka ndonjë moment ku unë shfaqen në praninë e personave që akuzohen”.

Më tej prokurori Hajdarmataj ka deklaruar se në gusht të 2014-s Tahiri ka udhëtuar në Greqi me skaf në emër të Orges Liperit.

“Skafi ka dyshime se është blerë me okazion, 15 mijë euro, pasi në një muaj shërbime kanë kushtuar 20 mijë euro , ka shkuar në Korfuz e Lefkadha, skafi ka pësuar defekt. Tahiri ka thirrur punonjësin e policise që ka udhëtuar me Artan Habilaj, me audin qe i ka shitur atij. Në Greqi Artan Habilaj ka drektuar dhe darkuar Tahirin”, është shprehur më tej Hajdarmataj.

 

Të fundit