Flash News

KRYESORE

Tahiri “mollë sherri” në komision, Spaho: Je bërë si Ali komiku. Braçe: Nëse ke probleme di ku të drejtohesh

Tahiri “mollë sherri” në komision, Spaho: Je

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ditën e sotme janë zhvilluar debate të shumta, mes deputetëve të PD-së dhe PS-së.Mollë sherri veç Fatmir Xhafajt, është bërë dhe lirimi i ish ministrit Saimir Tahiri nga masa “arrest shtëpie”.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho u shpreh se lirimi i Tahirit është një turp, ndërkohë që ka paralajmëruar se nëse dështojnë negociatat, ata do të përballen edhe më ashpër me zemërimin e shqiptarëve.

Debati

Spaho: Nuk kanë turp as skuqen as zverdhen, ia hedhin fajin opozitës, e cila në fakt është investuar prej vitesh për hapjen e negociatave, madje edhe ky qëndrim që po mbajmë synon të japim shembuj konkretë që po luftohet krimi dhe po priten lidhjen e tij me qeverinë.

Ju shkoni më tej, lironi edhe atë që ishte në arrest shtëpiak dhe mbani ministrin e brendshëm kur nuk keni pse e mbani. Ne po punojmë për kushtin kryesor, më pas është përgjegjësia juaj nëse negociatat dështojnë dhe ju do përballeni edhe më ashpër dhe më fort me zemërimin e qytetarëve të këtij vendi.

Braçe: Kur jeni serioz kur hidhni këngë e valle apo flisni në komision? Thatë që ajo që bëjnë prokurorët është shumë e rëndë, nuk ka asnjë lidhje me ne, prokurorë janë ata që emëruar jua, gjykatës po ashtu, nuk ka lidhje me ne,

Spaho: E di ca kënge ke kënduar dhe do vazhdosh të këndosh, po të kujtoj kryeprokuroren dhe atë të Krimeve të Rënda dhe citimet e ambasadorit amerikan, gjykata vendosi mbi presione.

Braçe: kolegët që merren me çështje të jurisprurudencës ju kanë mësuar se kryeprokurorja nuk ka më asnjë ndikim në cështje konkrete,

Spaho: Je bërë si Ali komiku

Braçe: Prokurorët kërkuan arrest me burg për Tahirin, nëse keni problem me gjykatës drejtohuni në KLD e keni të tuajin e zotëroni nga i pari tek i fundit, ata i kanë emëruar ata i mbajnë në detyrë.

Të fundit