Flash News

KRYESORE

Tahiri në ‘arrest shtëpie’, Kryemadhi e paralajmëroi që 10 ditë më parë

Tahiri në ‘arrest shtëpie’, Kryemadhi e paralajmëroi

Ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda dhe masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse prokuroria kërkoi masën ‘arrest me burg’.

Masa e sigurisë të dhënë dje ndaj Tahirit u paralajmërua që në datën 4 maj. Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ u shpreh se Rama e ka mbyllur marrëveshjen dhe i gjithë procesi do ët finalizohet me një ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin.

“Tashmë që Rama mbylli të gjitha marrëveshjet e tij me prokurorinë dhe gjykatat, mendon që bërja për disa orë kurban e Sajmir Tahirit, gjë e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë që do jetë prova më e rëndë që implikon jo vetëm prokurorinë, por edhe gjykatat shqiptare në implikimin e tyre dhe në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar”, deklaroi Kryemadhi në ‘Opinion’ pak ditë më parë.

Të fundit