Flash News

KRYESORE

Tahiri në ‘arrest shtëpie’, Rama tha se do heshte por mediat e majta nisin sulmet ndaj Prokurorisë

Ditën e djeshme, Edi Rama u shpreh se vendimi i gjykatës ndaj Tahirit, e cila vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, nuk mund të komentohet por thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”, shprehej Rama në rrjetin social Facebook.

Por teksa vetë Rama ka zgjedhur të heshtë, mediat e majta, të njohura për afrimitetin me kryeministrin ditën e sotme janë hapur në sintoni me njëra-tjetrën duke sulmuar prokurorinë.

Gazeta ‘Tema’ ka si titull ‘Presioni politik jep efekt, Saimr Tahiri ‘burgoset në shtëpi’ ndërsa si mbi titull ka ‘Prokuroria nuk paraqet asnjë provë shtesë’.

Gazeta ‘Dita hapet’ me titullin ‘Shantazi ndaj Tahirit’ ndërsa në teksin që shoqëron titullin kryesor shkruhet ‘ Një shembull i pastër si një kurban i politikës, po kthehet në peshqesh për një prokuror që duhet të ishte në burg. A mund të mbulohen kontenierët e kokainës me prangat e Saimirit?’

Ndërkohë, gazeta ‘Shqiptarja.com’ ka si titull ‘Prokuroria në sulm; Tahiri në ‘arrest shtëpie’, kontroll pasurisë vëllait të Xhafajt’.

Faqet e para të gazetave

Të fundit