Flash News

KRYESORE

Tahiri: Në idenë për korrigjimin e kufijve me Serbinë ka gisht edhe Rusia

Tahiri: Në idenë për korrigjimin e kufijve me Serbinë ka

Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar një nga debatet më të ‘nxehta’ në Kosovë, atë të korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Në një intervistë në “RTV Dukagjini”, Tahiri shton se ideja për ndryshimi e kufijve nuk është e Thaçit por është serbo-ruse.

“Serbia edhe pse e ka humbur luftën në Kosovë, asnjëherë nuk është pajtuar që nuk do të mund të shfrytëzojë Trepçën apo Ujmanin. Origjina e idesë është te Serbia e mbështetur nga gjeo-politika ruse. Nuk e kuptoj pse ka ardhur puna me thënë z.Thaçi ‘unë nuk mund të spekuloj’”.

Tahiri shtoi gjithashtu se ideja e Thaçit për korrigjim të kufijve ka ndikuar edhe që procesi i bisedimeve në BE të bllokohet.

Të fundit