Flash News

KRYESORE

"Tahiri në sallë, 11 kuksianët në burg”, Basha: Qeveria e dalë me paratë e krimit, pengesë për Shqipërinë europiane

"Tahiri në sallë, 11 kuksianët në burg”, Basha:

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend u shpreh se rekomandimi i Komisionit Europian që i bëri Këshillit është frymëzues.

“Ky rekomandim tregon se jo vetëm ne e aspirojmë Europën por që dhe Europa aspiron të na bëjë pjesë të saj. Veç nesh dhe Maqedonia mori rekomandimin. Ky realitet është frymëzues. Kjo është pjesa më domethënëse e vizionit europian. Europa e bashkuar po tregon se është e vërtetë dhe e vendosur. Komisioni Europian dha rekomandimin dhe Këshilli shpresojmë të japë vendimi dhe pse qeveria jonë ka dështuar në përmbushjen e kritereve. Në këto kushte me këtë qeveri dhe këtë kryeministër rruga europiane është e domosdoshme”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se integrimi në BE është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një shtet të së drejtës.

“E vetëdijshme për këtë PD ka kërkuar me forcë në Euriopë prej shumë muajsh hapjen e negociatave me BE-në” tha kreu i PD-së.

Ai u drejtua kolegëve të tij duke iu thënë, “mbi të gjitha sot politikanët shqiptarë duhet të reflektojnë që ky rekomandim të mos mbetet vetëm një copë letër. Ky realitet nuk mund t’i fshihet vendeve anëtare me këtë realitet. Ka pesimizëm në vendet e Europës. Duhet të tregojmë se jemi seriozë në përgjegjësitë tona”.

Basha shtoi më tej se Rama sot po kontrollon median dhe ekonominë.

“Edi Rama vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Kjo duhet ndalur. Ky përqëndrim i pushtetit duhet zhbërë. Duhet të kthejmë shpresën se në shqipëri ka zgjedhje’, u shpreh Basha teksa shtoi se “Kjo sallë sot me Saimir Tahirin brenda dhe kuksianët në burg është shprehja më e qartë se kjo qeveri e dalë me paratë e krimit është pengesa për Shqipërinë europiane”.

 

Të fundit