Flash News

KRYESORE

Tahiri: Parlamenti është larg pritshmërive të njerëzve, ajo që ndodh atje është turp

Tahiri: Parlamenti është larg pritshmërive të njerëzve,

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar për “Top Story” në lidhje me deklaratat e Ramës se do të reagonte njësoj si ai por padyshim me disa ndryshime.

Ai shprehet gjithashtu se betejën e ka me drejtësinë edhe jo me Parlamentin, dhe këtë të fundit konsideronë larg pritshmërive të njerëzve.

"Është komplet jashtë çdolloj pritshmërie të qytetarëve. Nuk e shihja të arsyeshme të humbisja asnjë minutë kohë në atë Parlament, sepse betejën e kam me drejtësinë. Deri kur të bëhet drejtësi nuk kam se çfarë të pres. Parlamenti është jo përfaqësues dhe shumë larg pritshmërisë së njerëzve dhe i referohem asaj që ndodh atje çdo të enjte dhe realisht është për turp. Unë në këto momente që jam nuk e shikoja të arsyeshme të flisja në Parlament sepse nuk e kam me atë betejën time por me drejtësinë" -u shpreh ai.

"Në kushtet që jemi ishte një qëndrim i detyrueshëm për tu përballur me drejtësinë për të mos pasur asnjë debat politik. Unë këtë e kam përkuar vetë nga kryetari për të mos pasur asnjë mbrojtje nga ata dhe të vërtetën tua jepja përmes drejtësisë. Nuk prisja asgjë më shumë.

Unë PS  nuk e shikoj si një vëllazëri, por ndajmë disa të ide të përbashkëta.

Unë kam komunikim me pjesën më të madh të kolegëve, është komunikim i kufizuar për shkak të situatës që ndoshta mund edhe të kenë frikë se mos përgjohen",- thaTahiri.

 

Të fundit